Alternativa: E dënojmë gjuhën e urrejtjes të tifozëve të “Vardarit”


Pas fitores së mbrëmshme të Kupës Europiane të Hendbollit nga klubi i vendit tonë “Vardar”, kur tifozët në qendër të Shkupit brohoritën thirrje fashizoide antishqiptare, Alternativa e gjykon dhe dënon këtë gjuhë të urrejtjes e albanofobisë si shumë të dëmshme për marrëdhëniet ndëretnike në vend dhe konsideron se kjo është një dukuri që lë gjurmë të këqija edhe në perspektivën euro-atlantike të vendit tonë.

Alternativa pret që, bashkë me faktorët politikë e civilë në vend, edhe vet klubi “Vardar” të distancohet nga ajo gjuhë dhe të dëshmojë se sporti është përtej këtyre ndarjeve.

Me këtë rast Alternativa përfiton nga rasti që Klubit të Hendbollit “Vardar” t’ia urojë fitoren dhe suksese të këtilla t’u dëshirojë edhe klubeve të tjera sportive në vendin tonë.

Shkup, 03.06.2019                                                        Alternativa – Shkup