Alternativa e mbështet aksionin e ROSU-t dhe kërkon dëbimin e diplomatëve rusë nga Kosova

Alternativa e mbështet funksionimin e drejtësisë dhe shtetit ligjor, si në Maqedoni, ashtu edhe në vendet tona fqinje.

Në këtë drejtim, Alternativa e mbështet aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës dhe arrestimin e personave të dyshuar për vepra kriminele, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike.

Alternativa vlerëson se krimi nuk guxon të tolerohet në asnjë shtet në rajonin tonë, sepse tolerimi eventual mund të ketë efekte negative edhe për vendet fqinje. Apelojmë që këtë ta kuptojë edhe Beogradi zyrtar.

Kryetari i Alternativës sot ka realizuar biseda telefonike me disa zyrtarë kosovarë, duke shprehur mbështetje për çdo aksion që është në funksion të luftës kundër krimit të organizuar.

Me këtë rast kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare të hetohet deri në fund roli i dyshimtë i diplomatëve rusë në Kosovë dhe nëse konstatohet, edhe zyrtarisht, se ka shkelje të mandatit, ata të dëbohen nga Kosova.

Shkup, 28 maj 2019

Alternativa – Shkup

Departamenti për Informim