Alternativa: Gashi e takoi ambasadorin e Italisë në Shkup

Alternativa: Gashi e takoi ambasadorin e Italisë në Shkup

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ishte në vizitë në Ambasadën e Republikës së Italisë në Shkup, ku u prit nga ambasadori italian në Shkup, z. Karlo Romeo.
Gashi e njoftoi Ambasadorin Romeo me zhvillimet më të reja politike në Alternativa, ndërsa temë e takimit ishin edhe aktualitetet e përgjithshme politike. 
Me këtë rast kryetari Gashi e njoftoi ambasadorin Romeo për qëndrimin që mban Alternativa për zgjedhjet presidenciale, duke theksuar se: “Në duhet të jemi seriozë me këtë çështje dhe nuk duhet të lejojmë shkujdesje, që e ka çmimin e një presidenti që mund t’i ktheje prapa proceset euro-integruese.”
Ndërkaq në lidhje me PSP-në kryetari Gashi potencoi se Alternativa do ta mbështesë punën e kësaj prokurorie si institucioni më i besueshëm në vend.
Ambasadori Romeo e falënderoi Gashin për vizitën dhe e përgëzoi për qasjen e tij konstruktive në proceset euro-atlantike.