Afrim Gashi e takoi Ambasadorin Gjerman, Thomas Gerberich

Afrim Gashi e takoi Ambasadorin Gjerman, Thomas Gerberich

Sot kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ishte në vizitë në Ambasadën e Republikës së Gjermanisë në Shkup, ku u prit nga Ambasadori Gjerman, z. Thomas Gerberich. Në këtë takim kryetari Gashi e informoi Ambasadorin për zhvillimet më të reja në partinë politike Alternativa, ndërsa u diskutua edhe për zgjedhjet ardhshme presidenciale, që do të duhej të jenë një test i demokracisë dhe pjekurisë të vendit, si dhe për procesin euro-integrues që e pret vendin pas këtyre zgjedhjeve. Me këtë rast Gashi e falënderoi Ambsadorin Gerberich për gjithë kontributin e Gjermanisë për demokratizimin e vendit dhe mbështetjen e ofruar ne agjendën euroatlantike, duke theksuar veçmas rëndësinë e ndihmës gjermane për zhvillimin ekonomik të Maqedonisë së Veriut. Ndërkaq, nga tjetër, Ambasadori Gjerman e vuri në spikamë edhe rolin konstruktiv që kanë pasur deputetët e Alternativës në procesin e ndryshimeve kushtetuese. Takimi përfundoi në mënyrë miqësore me dëshirë të dyanshme që diskutimet e këtilla të përbashkëta të vazhdojnë edhe në të ardhmen.